3.7 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Dyshimet për plagjiaturë të dekanit Puka/ studentët e juridikut kërkojnë të hetohet rasti

Këshill i Studentëve të Fakultetit Juridik, ka kërkuar nga rektorati, senati dhe anëtaret e këshillit të këtij fakulteti, që ta hetojnë rastin e dekanit Avni Puka i cili dyshohet për plagjiaturë të temës së doktoratës.

Ka qenë profesori, Enver Hasani që e kishte bërë publik këtë rast, duke treguar se Puka nuk ka studiuar fare në Romë.

Përgjegjësi për këtë rast po kërkojnë edhe studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët thonë se rastet e tilla janë njollë për universitetin.

“Si përfaqësues të studentëve në Fakultetin Juridik dhe jo vetëm duam që ky rast të hetohet hollësisht dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në kumtesë.

Ata kërkojnë që dekani të publikojë një kopje të diplomës së doktoratës të fituar në Universitetin L.A Sapienza të Italisë.

Kjo që të qartësohet e vërteta, si kundër argument për pretendimet e ngritura, thonë studentët.

Por ata duan që rasti nga organet përkatëse të hetohet menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img