0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

​Haradinaj përmend krijimin e një Qeverie të unitetit edhe me VV-në, por pa Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj i bëri thirrje presidentes dhe kryeministrit që të veprojnë në përputhje m tri pikat e BE-së. Ndërkaq, tha se Kurti duhet ta presë në takimin kryeministrin Rama.

Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend.

“E shohim që Kurti, pra qeveria Kurti është në drejtim të rrezkishëm dhe po e rrezikon Kosovën, ekizistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke pa këtë drejtim kemi inicuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, si mundësi brenda demokracisë sonë, pra me vepru në paralament. Sot diskutuam reforma tjera edhe veprime tjera potenciale, për t’u përballë me Kurtin, me Qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht, vendosëm krijimin e disa strukturave për tu përball me gjendjen dhe atë që vjen.”, tha ai.

Ai tha se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me opozitën ende për mocionin, për të cilin tha se shpresojnë që të jetë dalja nga gjendja aktuale, derisa tha se tani nuk është koha të shkohet në zgjedhje.

Haradinaj tha se diskutuan si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, që përfshin gjitha partitë politike.

“Sipas bindjes sonë, nuk e kemi menjëherë luksin me shku menjëherë në zgjedhje, sipas bindjes tonë, pra diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, pra të unitetit kombëtar, ku do të ishin të gjitha partitë politike përfshirë edhe VV-në, pra një qeverie të ardhshme pa Kurtin deri në zgjedhjet e ardhshme, por që do ta kthente Kosovën në normalitet, pra në agjendën euro-atlantike, rrugën tonë euro-atlantike, që është e vetmja rrugë për Kosovën edhe të kthimit të mirëbesimit dhe presporitetit për vendin. Është e pakuptimtë të vazhdojmë m’u sjell normal në Parlament ma.”, tha ai.

I pari i AAK-së tha se rreziqet për Kosovën janë reale dhe sipas tij, janë në ardhje.

Ai i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që të veprojnë në përputhje me tri pikat e Bashkimit Evropian.

Haradinaj foli edhe për vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë, derisa tha se Kurti duhet ta presë homologun shqiptar.

“Edhe sot e shfrytëzoj rastin që mi ba pel Kurtit, Osmanit të veprojnë menjëherë, në përputhje me kërkesat, tri pikat e BE-së. Ju e dini, thuhet me të drejtë, BE-ja është lehtësues i dialogut, pra e lehtëson, por mos të harrojmë faktor vendimmarrës në këto procese është Amerika. Te veprohet menjëherë dhe të mos lejohet që Kosova të shkojë edhe në një shkallë më të keqe të ndëshkimeve…Tani nëse vjen Kryeminsitri Edi Rama, ai po vjen për këtë situatën e re, për këto shqetësimet e reja, për rreziqet që po vijnë, mendoj se Kurti është mirë me pritë, pra është mirë me pritë. Nxinet agjenda bilaterale, në një etapë të caktuar, po situata është serioze, mendoj se duhet me pritë.”, nënvizoi tutje Haradinaj, duke shtuar se autoritete të tilla nuk do t’i vijnë shumë kësaj qeverie, andaj tha se “nuk guxojmë m’i mbyll të gjitha dyert.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img