Haradinaj në një konferencë për media u ka bërë apel kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani që të “veprojnë menjëherë në përputhje me tri pikat e BE-së.
Ai tha që nuk duhet të lejohet që Kosova të kalojë në një shkallë më të keqe të ndëshkimeve.
“Sot e shfrytëzoj rastin me i bë apel Kurtit dhe Osmani që të veprojnë menjëherë në përputhje me tri pikat e BE-së… Me të drejtë thuhet BE është lehtësues i dialogut, por mos të harrojmë se faktor vendimmarrës në këto procese është Amerika, ato tri kërkesa janë të BE-së dhe Amerikës. Të veprohet menjëherë dhe të mos lejohet që Kosova me kalu në një shkallë edhe më të keqe të ndëshkimeve, qoftë si vend, qoftë si individ”, tha ai.