1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Të formohet një qeveri e unitetit në të cilën përfshihen të gjitha partitë

Kryetari Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë se partia e tij ka krijuar struktura partiake që të merret me cështjet e krijuara së fundi në Kosovë.

Ai tha se kryesia ka shqyrtuar si opsion që të formohet edhe një qeveri e unitetit në të cilën përfshihen të gjitha partitë.

“Patëm një bisedë serioze ashtu sic është situata në vend. Qeveri Kurti po e rrezikon ekzistencën tonë, marrëdhënine me aleatët tanë. Si mundësi brenda demokracisë tonë sot diskutuam edhe veprimet tjera potencila për tu përballur me qeverinë Kurti për rreziqet që po i shkakton vendit. E kemi shqyrtuar do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me opozitën duke përjashtuar listen serbe, për mocionin. Kemi krijuar strukturat tona të brendhsme për tu marr me këtë cështje. Disktumuan si opsion edhe një qeveri të unitete ndërkombëtar, duke përfshirë edhe VV-në. Është e pa kuptim që të sillemi normal në Kuvend. Nuk do të ndahmei nga partitë e tjera do të ketë bojkot”. Ai sa i përket vizitës së Edi Ramës, tha se është mirë që kryeministri Kurti ta pres atë. “Nëse vjen kryeministri Edi Rama po vjen për shqetësimet e reja. Mendoj që Kurti është mirë me pritë. Situata është serioze mendoj që duhet me prit. Situata është serioze, po shkojmë në një izolim. Nuk guxojmë që t’i mbyllim të gjitha dyert”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img