1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

BSPK u bën thirrje deputetëve ta miratojnë projektligjin për skemat pensionale

BSPK u ka bërë thirrje deputetëve të kuvendit që ta miratojnë projektligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Në komunikatë, BSPK thotë se presim që sa më parë të caktohet e të miratohet edhe vlera e duhur financiare e pagës minimale e të negociohet vlera e re për vitin 2024, po edhe të bëhet nënshkrimi I Kontratës së Përgjithshme Kolektive e që së bashku me plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, po edhe me miratimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor të nisë ndërtimi i  mirëqenies së duhur sociale e ekonomike për të punësuarit po edhe për familjet e tyre e njëkohësisht edhe për të gjithë qytetarët.

Komunikata e plotë:

Lajmi i sotëm përkitazi me miratimin e projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nr. 04/L-131, obligon Partnerin tonë social edhe për punë më intensive drejt plotësimin e kërkesave.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më parë ta miratojnë këtë projektligj për t’i hapur rrugë shpalljes së shumëpritur të tij që të mund të fillojë e të zbatohet për të rritur sado pak mirëqenien sociale e ekonomike të qytetarëve që derdhën djersën gjithë andej vendit tonë për të mirën e përbashkët.

Kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ishin kërkesa të arsyeshme dhe do të jenë edhe në vazhdim të arsyeshme e të pandalshme.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që sa më parë të caktohet e të miratohet edhe vlera e duhur financiare e pagës minimale e të negociohet vlera e re për vitin 2024, po edhe të bëhet nënshkrimi I Kontratës së Përgjithshme Kolektive e që së bashku me plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, po edhe me miratimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor të nisë ndërtimi I mirëqenies së duhur sociale e ekonomike për të punësuarit po edhe për familjet e tyre e njëkohësisht edhe për të gjithë qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img