2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

A po vazhdon bllokada për mallrat serbe dhe a u rritën çmimet shkaku i saj?

Bllokada që Qeveria e Kosovës vendosi për mallrat serbe pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, s’dihet nëse është ende duke u zbatuar ende, edhe pse policët tashmë janë liruar. Nga Dogana s’janë përgjigjur në pyetjet e gazetës, derisa nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, kur janë pyetur nëse janë vërejtur lëvizje të çmimeve pas kësaj ndalese, i janë referuar vetëm si “kontroll e shtuar” në pikat kufitare.

Rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor, Qeveria e Kosovës iu përgjigj menjëherë me bllokim të hyrjes së të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti,

Ditën që policët u rrëmbyen, Dogana e Kosovës u urdhërua që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovë.

“Siç mund ta kuptoni nga korrespondenca e ardhur nga QKMK, që nga ky moment në të gjitha pikat kufitare, ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës të të gjithë kamionëve me tabela të Serbisë si dhe të gjithë kamionëve që bartin mallra të Serbisë”, thuhej në urdhëresën që u ishte dërguar udhëheqësve rajonalë të pikave doganore të Kosovës.

Rreth jë javë më pas u ndryshua ky vendim, duke u lejuar hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që nuk bartin ngarkesa me origjinë nga Serbia për shkaqe sigurie.

Tre policët janë liruar më 26 qershor, por ende nuk dihet nëse po vazhdon të zbatohet ndalesa për mallrat serbe.

Gazeta Express ka pyetur Doganën e Kosovës për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Për ndikimin që mund të ketë pasur ose jo kjo ndalesë në lëvizjen e çmimeve, janë deklaruar nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, MINT ka thënë se inspektorët s’ vërejtur ndonjë lëvizje të çmimeve e cila në çfarëdo forme do të ndërlidhej me kontrollet e mallrave serbe në pikat kufitare.

“Inspektorët tanë gjatë inspektimeve të rregullta në terren nuk kanë vërejtur ndonjë lëvizje të çmimeve e cila në çfarëdo forme do të ndërlidhej me kontrollet e mallrave serbe në pikat kufitare.  Prandaj, për aq sa na e vërtetojnë të dhënat nga terreni, ne nuk shohim ndonjë rritje të çmimeve si pasojë e kontrolleve të shtuara në pikat kufitare”, thuhet në përgjigjen e MINT.

Vendosjen e kësaj mase nga Qeveria e Kosovës e kishte kundërshtuar Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një konferencë me gazetarë përmes telefonit para disa javësh, Escobar tha se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.

Ai citoi qëndrimin e BE-së, ku tha se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.

Emisari amerikan kishte thënë se përkrahin pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar.

“Ne besojmë se duhet ta heqin ndalesën për mallrat serbe. BE beson që është jo-evropiane për të ndaluar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por edhe s’ka bazë ligjore. Ne si SHBA mbështesim një pozicion të tillë dhe konsiderojmë si një eskalim të panevojshëm të një situatë që është e tensionuar”, deklaroi Escobar.

Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se masat që kanë vendosur nëpër pikëkalimet kufitare, siç është edhe kjo për bllokimin e mallrave serbe, nuk janë ekonomiko-tregtare, duke thënë se janë vendosur për çështje të sigurisë.

“Masat tona nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë, nuk janë masa ekonomiko-tregtare, por janë masa të sigurisë. Gjendja nuk është aspak e zakonshme dhe për neve është e qartë se agresioni po vjen nga Serbia. Nganjëherë në rrugë ilegale, e është e mundshme edhe në vendkalime kufitare, prandaj si masa të sigurisë ne kemi marrë vendimin për qarkullim të kufizuar dhe kontrolla të shtuara deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img