Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzim të takimit me kryeminstrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të jetë për vizitë në Kosovë.
“Albini ma lehtë ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë kryeministrit Rama që e ka shkatërruar tentativën e Albinit për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme të Shqipërisë përmes VV-së!”, ka thënë Musliu.
Musliu e ka quajtur Kurtin edhe me epitetet si mashtrues dhe gënjeshtar: ” Inatin e madh e ka thiu!”.