4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku prezanton përpara gazetarëve dhe opinionistëve planin për të dalë nga kriza në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot mbajti takim me gazetarë dhe analistë të vendit, lidhur me situatën në veri të vendit si dhe relacionet e Kosovës me aleatë.

Abdixhiku ka thënë se këtë takim e inicioi vet LDK-ja, me qëllim të mobilizimit të një mendimi të përbashkët të shoqërisë kosovare për gjendjen në vend.

Ai e vlerësoi gjendjen aktuale si “të zymtë dhe të rëndë”.

“Gjendja e tanishme është e rëndë, është e zymtë, është e paprecedent për Kosovën. LDK-ja si forca më e vjetër politike në end nuk mund te qëndrojë duarkryq në këtë përballje prandaj kërkon mobilizim më të madh, përtej vetes, përtej politik, për të gjetur rrugën e tretë dhe vërtet të Kosovës në këtë moment tensionues dhe të rëndë” deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se “Kosova nuk mund të jetë peng i një ideologjie të caktuar, por që ka të zotë që i dalin ballë edhe popullizmit edhe rrugëve të gabuara”.

Abdixhiku tregoi edhe renditjen e takimeve të radhës dhe se më kë do të realizohen.

“Ky ishte takimi i parë. Ne kemi ftuar opinionistë dhe gazetarë. Pas këtij takimi ne do të takojmë përsëri organizata të shoqërisë civile për të marrë mendimin e tyre dhe për të shtruar pikëpamjet tona në atë mendim. Takimi i tretë do të jetë me botën akademike dhe ish-diplomatë të Kosovës gjithandej. Dhe, takimi i katërt do të jetë me sektorin privat, pra me bizneset e Kosovës, të cilat së bashku me këto grupe përbëjnë jetën e përditshme politike, publike dhe zhvillimore të Republikës së Kosovës” tha Abdixhiku.

Përpara të pranishmëve, Abdixhiku thotë se ka prezantuar një plan disa pikësh, përfshirë edhe zgjidhjen për të dalur nga kriza në veri.

Ai tha se në të ardhmën e afërt do të takohet edhe me presidenten Osmani./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img