7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Smakiqi: Inspektorati i Punës të ndërhyjë te Lulzim Hetemi, po e shkel ligjin me ngujim në komunë

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se kryetarit të një komune nuk i lejohet akomodimi dhe fjetja brenda objektit të komunës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Inspektorati i Punës duhet të ndërhyjë ndaj kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit, i cili për disa javë është duke qëndruar brenda objektit të komunës.

“Orari i plotë i rregullt i punës, sipas Ligjit të Punës, në RKS është i përcaktuar 8 orë në ditë, 40 orë në javë dhe 176 orë në muaj. Lulëzim Hetemi detyrohet si shtetas i RKS-së , si i zgjedhur politik edhe me 3% të votave si kryetar i Komunës se Leposaviqit ta respektojë Ligjin e Punës. Pra, orarin 8 orësh vajtje ardhje në punë dhe t’i përshtatet administratës komunale si shërbim mbështetës që punon me orarin e rregullt të punës 8 orë në ditë me vajtje-ardhje”.

“Asnjë dispozitë e Ligjit të Punës, as e Ligjit për Qeverisjen Lokale nuk e ka rregulluar ushtrimin e funksionit publik e as politikë me buajtje akomodim te fjetjes. Inspektorati i Punës në rastin e Lulëzim Hetemit duhet të ndërhyjë sepse edhe me vullnet personal duke cenuar të drejtat themelore nga marrëdhënia e punës nuk lejohet të vetshkelen të drejtat indivduale, si e drejta në pushim dhe vajtje-ardhje shtëpi vendi i punës”,ka thënë Smakiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img