Përmirësimi i kushteve atmosferike po tërheq vizitor të shumtë drejt bregdetit.
E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ndërsa me besnikët e kësaj zone turistike vijojnë të jenë shqiptarët e Kosovës.
Afërsia me këtë bregdet dhe shërbimet e përmirësuara nga pushteti vendor dhe operatorët privat, janë arsyet pse shqiptarët jashtë kufinjëve zgjedhin Shëngjinin për pushime verore.
Punëtorë dhe mjete janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin e të gjithë gjatësisë së plazhit dhe shëtitores, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të rehatshëm dhe tërheqës për pushuesit dhe vizitorët.