6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu: Ministri i Sportit të thirret në përgjegjësi për neglizhencë dhe paaftësi në punë

Ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka përcjellur stërvitjen e fundit të përfaqësueses së Kosovës në Shkodër në prag të ndeshjes Kosovë – Islandë. Ai u ka uruar fat futbollistave tanë duke besuar në fitore ndërsa për ndeshjen që po luhet në Shkodër e jo në Kosovë ka akuzuar ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit e sidomos ministrin Kujtim Shala, sic thot ai për për neglizhencë, paaftësi dhe abuzim në punë.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

”Kombëtarja e Kosovës sot përfundoj  stërvitjen e fundit në Shkodër në prag të lojës Kosovë – Islandë. Pothuajse pas një viti të pranimit në UEFA dhe FIFA, nga ekipi ynë kombëtarë nesër presim fitoren e parë. Organizimi i ndeshjes do të ishte më i lehtë sikur loja të zhvillohej në Kosovë, dhe  fitorja do të ishte më e ëmbël .

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit duhet të thirren në përgjegjësi për neglizhencë, për paaftësi dhe abuzim në punë, që nga Ministri Kujtim Shala e deri të zyrtarët tjerë të MKRS-së, të cilët për këto vite, veqmas  një vit pas pranimit në UEFA dhe FIFA nuk qenë në gjendje të përgatitin një stadium futbolli ku do të luheshin ndeshjet nderkombëtare. 
Për këtë arsye po rrezikohet që klubeve tona të i’u pamundësohet garimi i shumë pritur në arenën  ndërkombëtare. 
Futbollistëve tanë ju uroj FAT!
SUKSESE DJEMA!”/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img