6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Albin Kurti: Këto fjalë ia thashë Lajçakut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në lidhje me gjendjen në veri, pas mbledhjes së Qeverisë.

Shefi i ekzekutivit ka folur për takimin me Lajcak, ku tha se kanë diskutuar për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri.

Ai tha se policët e Kosovës në afërsi të objekteve të komunave në veri, nuk janë duke zhvilluar operacione.

“Gjithashtu kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme atje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen me dhunë”, tha ai, duke treguar edhe rrugën që mund të shkojnë në zgjedhje ato komuna.

Ai tha se ligji e përcakton qartë se me 20% të nënshkrimeve të votuesve, mund të shkojmë në zgjedhje.

Kurti për normalizim ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img