Policia e Kosovës e ka ndaluar mbrëmë vonë ish-ministri për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanovic.
Burimë të Indeksonline bëjnë të ditur se Jabllanovic është ndaluar nga policia në një rrugë ilegale në Leposaviq.
Në momentin e ndalimit, Jabllanovic ka qenë në veturë bashkë me gruan dhe fëmijët e tij.
Pas verifikimit të të dhënave dhe intervisimit në vendin e ngjarjes, ish-ministri është liruar në procedurë të rregullt.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se policia kufitare i ka hapur rast për kalim ilegal. /Indeksonline/