Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka njoftuar se në tre ditët e ardhshme do të ketë stuhi lokale që do të karakterizohen me rrebeshe intensive shiu, erëra të fuqishme dhe në disa vende breshëri.
Sipas njoftimit të tyre, nga e diela pritet që të ketë stabilizim të motit.
Moti në tri ditët e ardhshme do të karakterizohet me mundësi zhvillimi stuhish lokale që karakterizohen lokalisht me rrebeshe intenzive shiu, erëra të fuqishme dhe vende vende edhe prezencë të breshërit.
Një stabilizim i shkurtër i motit pritet nga e shtuna dhe ditët në vazhdim kur pritet edhe ngritje graduale e temperaturave.