Carlo Ancelotti do të bëhet selektor i ri i Kombëtares së Brazilit nga viti i ardhshëm.
Më saktësisht, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka njoftuar se trajneri italian do ta marrë në dorë ekipin “Seleçao” nga qershori i vitit 2024.
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka konfirmuar se Ancelotti do të bëhet përzgjedhës i kësaj Kombëtareje “duke filluar nga Copa America 2024”.
Përkohësisht, Kombëtaren në dorë do ta marrë trajneri aktual i Fluminenses, Fernando Diniz.
Me këtë rast, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Evertonit dhe Napolit do ta respektojë kontratën e tij me Real Madridin deri në fund të sezonit 2023/24.
E më pas, “DonCarlo” do të zhvendoset në Amerikën e Jugut në tentim që ta fitojë Botërorin 2026 me Brazilin.
Ancelotti konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit.