4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Përplasje komandantesh”, Berisha pyet – Remin: Bashkë kundër kujt?

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PKD), që në luftën e fundit ka qenë komandant i UÇK-së i është përgjigjur bashkë-luftëtarit të tij, Rrustemi Mustafës, i cili është rreshtuar me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Veriut.

Ish-komandanti i UÇK-së, Remi ka deklaruar se “duhet të jemi të bashkuar në këtë situatë”.

E Berisha e ka pyetur Remin se “bashkë kundër kujt”.

”Të bashkuar kundër kundrejt Remi, të bashkuar me Qeverinë kundër kujt. Nuk është Serbia atje, është Qeveria dhe qytetarët serbë. Kundër kujt, kundër vendeve të BE-së, SHBA-ve QUINT”, ka thënë Berisha.

“Atë jemi bashkë me kryeministrin që ta bëjëm me reformatiizmin e dialogut, çdo vendim që ka marrë është tërhequr”, ka thënë deputeti opozitar.

Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për qasjen të cilën është duke e ndjekur në veriun e Kosovës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img