2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Regjistrohet dita më e nxehtë në botë

Temperatura mesatare në botë arriti një nivel të ri të lartë të hënën, më 3 korrik, duke kaluar 17 gradë Celsius për herë të parë.

Studiuesit amerikanë kanë thënë se rekordi i ri është më i larti nga të gjitha regjistrat instrumentalë që datojnë nga fundi i shekullit 19.

Shkencëtarët besojnë se një kombinim i ngjarjeve natyrore të motit të njohura si El Nino dhe emetimet e vazhdueshme e krijuara nga njeriu të dioksidit të karbonit po e nxisin nxehtësinë, raportoi BBC.

Muaji i kaluar po ashtu është konfirmuar si qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët kanë thënë se temperatura mesatare në botë ka arritur 17.01 gradë Celsius më 3 korrik, duke e thyer rekordin prej 16.92 gradë Celsius e gushtit 2016.

Që nga fillimi i këtij viti, studiuesit janë shprehur të shqetësuar për ngritjen e temperaturave në tokë dhe det.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img