4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Investimet amerikane e bëjnë Kosovën më të sigurt, thotë Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 13 vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Mustafa, me këtë rast, vlerësoi punën e madhe që është bërë nga kjo Odë në sigurimin e investimeve nga bizneset e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria.

“Ndjehemi shumë më të fortë, më të sigurt kur kemi bizneset e Shteteve të Bashkuara, të Odës Amerikane, të cilat veprojnë dhe punojnë këtu”, tha kryeministri.

Mustafa vlerësoi se duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim, Oda Ekonomike Amerikane ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Qeverinë në hartimin e politikave ekonomike dhe fiskale.

“Në partneritet me Odën ne kemi ndërtuar politikat tona ekonomike, kemi hartuar politikat fiskale, një pjesë e tyre janë aprovuar përmes ligjeve në Kuvend, një pjesë tjetër tani do ta procedojmë si pako fiskale dy, e cila ka për qëllim që ne të barazojmë të gjitha kushtet e afarizmit në Kosovë me tregun regjional dhe tregjet e Bashkimit Evropian, dhe më gjerë. Dëshiroj që këtë partneritet ta kemi edhe më tutje, që të punojmë bashkërisht, dhe po ashtu që agjendat t’i bëjmë bashkë, agjendat mos të na imponohen nga jashtë, sepse asnjë agjendë nuk është më e rëndësishme se sa agjenda e zhvillimit ekonomik për Kosovën”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img