-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

E pazakontë në Selanik, qytetari hedh në kosh qesen me flori së bashku me atë të plehrave

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik. Një qytetar ka hedhur aksidentalisht në koshin e plehrave një qese me flori dhe sende me vlerë, sëbashku me mbeturinat e ditës.

Mediat greke shkuajnë se qytetari e kuptoi disa minuta pasi kishte kaluar grupi i grumbullimit dhe kishte zbrazur koshat atë që kishte bërë.

Punonjësit e pastrimit nuk ishin larguar ende nga zona, ndaj u njoftuan për ngjarjen dhe u kërkua të ndihmonin për gjetjen e çantës dhe kthimin e saj tek pronari.

Menjëherë është vënë në dijeni Policia greke, e cila ka shkuar me shpejtësi në zonën e Stacionit të Transferimit të Mbetjeve të Selanikut. Aty ishte dërguar kamioni i mbeturinave që ishte përdorur për largimin nga vendi i diskutueshëm.

Në prani të zyrtarëve të ELAS-it, punonjësit e pastrimit kanë zbrazur kamionin e plehrave, kanë gjetur çantën dhe ia kanë kthyer pronarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img