Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ka bërë të ditur se si pasojë e defektit në linjën e KOSTT-it, Impianti i Trajtimit të ujit në Batllavë, ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.
Sipas njoftimit, ky problem ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë në Podujevë, ku paralajmërohet se mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen me ujë nga sistemi i Batllavës
Bëhet e ditur se pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran të Podujevës.