Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se i ka nënshkruar dy kontrata për vazhdimin e ndërtimit të Stadiumit të Qytetit në Gjakovë.
“Jam shumë i lumtur që sot nënshkruam dy kontrata për dy fazat në vazhdim për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit”, ka shkruar Gjini në rrjetin e tij në Facebook.
“Do të ndërtohen tribuna lindje, tribuna jug dhe fusha e gjelbër”.
Gjini ka bërë të ditur që ky investim i ka kushtuar komunës dy milionë e gjysmë euro.
“Ky investim i komunës për të dy llotet është në vlerë prej 2 milionë e 541 mijë euro”.
“Dy kompanitë fituese të kontratave PE-VLA-KU dhe Fidani-L janë kompani të cilat janë dëshmuar në projekte të mëhershme”.