Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka uruar për festën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hovenier, thotë se 247 vjet më parë në po këtë ditë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejta të patjetërsueshme të jetës dhe paqes.
”Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. #Në Këtë Ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe lumturisë”.
”Gëzuar 4 Korrikun!”