4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi dhe Halil Kastrati bashkojë forcat, projekt 2.5 milionë euro për Podujevën!

Mbi 2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpëjtim Bulliqi.

“Dje në Kuvendin Komunal është miratuar propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuarit e Komunës së Podujevës.

Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro). Për pak ditë edhe do ta formalizojmë marrëveshjen me shoqatën , ky projekt nis sivjet dhe planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore me shujta ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.

Mirënjohës e falënderues nga zemra për hoxhën Halil Kastrati, donatorët e shoqatës, si dhe i falënderoj edhe asamblistët për miratimin njëzëri për caktimin e lokacionit për ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e kryetarit. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img