Një burrë nga Rahoveci është zhdukur që nga viti 2012, ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri dhe që nga atëherë nuk dihet për vendodhjen e tij, këtë e ka raportuar një ankues.
Sipas ankuesit, rasti është raportuar edhe në Shqipëri.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit rasti mbetet nën procedurë hetimore.
Raporti i plotë:
“Rahovec 2012 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar që nga viti 2012 ka dalur nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit i njëjti ka raportuar rastin edhe në Shqipëri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me udhëzim të së cilit iniciohet rasti si më lart i cili mbetet nën procedurë hetimore”.