2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Pas vdekjes, njerëzit mund të zgjedhin të kthehen në gjendje të lëngët

Djegia e një trupi do të zëvendësohet nga kremimi me ujë. Procesi dekompozon trupin brenda një kohe të shkurtër përmes një ‘larjeje’ me ujë dhe kimikatesh alkaline duke lënë pas vetëm kockat dhe ujin.

Kjo alternativë është miqësore me mjedisin krahasuar me kremimin tradicional pasi digjen më pak lëndë djegëse dhe çlirohen më pak gaze serë.

Një artikull në “Daily Mail” shpjegon etapat e procesit. Fillimisht trupi vendoset brenda një pajisjeje çeliku. Më pas shtohet materiali alkalin i bazuar në karakteristikat e personit (pesha, gjinia) përpara se pajisja të mbushet me ujë.

Solucioni, i cili është në raport 95:5 nxehet deri në 150 gradë Celsius dhe qarkullohet ngadalë. Në fund, trupi është shpërbërë derisa nuk ka mbetur më asnjë material gjenetik.

Uji mund të riciklohet ndërsa pajisja shpëlahet. Kur operatori hap derën e pajisjes, në të mbeten vetëm mbetjet inorganike minerale të kockave të cilat përpunohen në një trajtë pluhuri dhe i jepen familjarëve në një urnë.

Kostoja e kësaj teknologjie ende nuk është bërë e ditur, por sipas kompanisë që e ka dizenjuar, do të kushtojë sa një kremim tradicional.

Procesi ofron një alternativë të ndërgjegjshme për mjedisin ndaj varrimeve dhe djegieve, e cila djeg shumë karburant dhe lëshon gaz serrë
Kremimi i ujit përshpejton prishjen e trupit, duke i kthyer të gjitha, përveç kockave, në lëng.  Në foto: Një rezonator i përdorur për djegien e ujit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img