Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nesër do të jetë për vizitë në Kosovë.
Këtë e ka kumtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi mes Osmanit dhe Lajçakut fillon në ora 15:00.
Para kësaj, Osmani do ta pret në takim, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Tema kryesore pritet të jetë situata në Veriun e Kosovës.