6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Besimi në Policinë e Kosovës mbetet i lartë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë konferencë u lansuan rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për vitin 2016, me fokus në besueshmërinë për policinë, perceptimet për nivelin e korrupsionit në polici, s i dhe procesin e rekrutimit në polici.

Rezultatet e BKS 2016 tregojnë se vërehet një trend pozitiv në rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës.

Rreth 60% të respodentëve kanë shprehur opinion pozitiv kundrejt policisë, duke deklaruar se i besojnë shumë kësaj force.

Kjo u përcjell nga 20% të atyre që nuk i besojnë kësaj force, dhe 25% të tjerë që nuk kanë shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë forcë.   Kur janë pyetur për nivelin e korrupsionit në Policinë e Kosovës, rreth 11% janë deklaruar se kjo forcë është e korruptuar, 16%  janë deklaruar se janë të korruptuar deri diku, kurse një pjesë dërrmuese me rreth 68% policia është e korruptuar deri diku.

Për sa i përket njësive më të korruptuara brenda policisë, 33% e respodentëve kanë deklaruar se Menaxhmenti i Policisë është i korruptuar, kurse 31% besojnë se policia kufitare është më e korruptuar, si dhe 25% të tyre që besojnë se Policia e Trafikut është e korruptuar.    Në këtë të fundit ka mund të ndikoj aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës për luftimin e korrupsionit në polici, ku edhe u arrestuan pjesëtarë nga policia e trafik – njësia e auostradës, pra çështje që ende janë në hetim.

Aty ku fillon integriteti, dhe ku ndërtohet baza e integritetit është pikërisht tek rekrutimi, procedurat si dhe niveli i pjesëtarëve që bëhen pjesë e kësaj force.   Kur janë pyetur rreth procesit të rekrutimit në polici, rreth 31%  besojnë se rekrutimi bëhet përmes nepotizmit, 30% përmes konkursit të hapur publik, 25% ndikimit politik, si dhe rreth 10%  përmes mito marrjes apo dhënies, 2% të respodentëve nuk kanë ndarë mendimin e tyre lidhur me këtë çështje.

Në krahasim me rajonin, Policia e Kosovës qëndron më së miri.   Policia e Kosovës ka pasur fatin që të ndërtohet nga zeroja me ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë. Kjo pra e bën më të veçuar dhe kampione në krahasim me ato të rajonit. Kjo forcë është mjaft e madhe, e cila përfshinm gati 9.000 pjesëmarrës, kurse në te ka përfshirje të kënaqshme të minoriteteve dhe grave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img