-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lajçaku viziton Kosovën dhe Serbinë me kërkesë të Borrellit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën në vijim pritet ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Këto vizita ai i zhvillon me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Është një pjesë integrale e punës së një Përfaqësuesi të Lartë të BE-së të udhëtojë për të parë partnerët në terren. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Miroslav Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara dialogun”, ka bërë të ditur Stano në një përgjigje për Klankosova.tv.

Tutje, ai ka treguar se kjo vizitë e emisarit të posaçëm vjen pas mbledhjes së Këshillit Evropian, ku janë shprehur shqetësimet rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

“Pas Këshillit Evropian javën e kaluar, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit të Lartë Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi në ditët në vijim për të diskutuar rrugën përpara”.

Kujtojmë se më datë 29 dhe 30 qershor, Këshilli Evropian ka mbajtur një takim pas të cilit janë marrë një serë konkluzash, mes të cilave është shprehur shqetësimi i këtij institucioni për situatën në veri të Kosovës.

Në kapitullin ku është përfshirë Kosova, thuhet se Këshilli Evropian “dënon incidentet e fundit të dhunshme në veri të Kosovës” dhe bën thirrje “për një deeskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementet kyçe të përshkruara tashmë nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”.

KE-ja ka kërkuar nga palët që të krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës.

“Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, është thënë në konkluzën e Këshillit Evropian për Kosovën”, thuhet tutje.

Pas protestave të majit të cilat rezultuan me lëndimin e 30 ushtarëve të KFOR-it, lëndimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Kosovës, faktori ndërkombëtar vazhdimisht është duke bërë thirrje për qetësim të situatës.

Bashkimi Evropian në planin trepikësh ka kërkuar nga Qeveria Kurti që kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbë, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, t’i ushtrojnë funksionet e tyre jashtë hapësirave të ndërtesave komunale.

Ky bllok po ashtu ka kërkuar largimin e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës si dhe krijimin sa më të shpejtë të kushteve për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për këto katër komuna.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img