Në natën e 20 qershorit, dikush nga udhëtaret e ka harruar një çantë në autobusin e Trafikut Urban, brenda së cilës ishin 13 mijë euro.
Mirëpo për fatin e saj të mirë, atë çantë e ka gjetur një punëtor i Trafikut Urban i cili e ka raportuar atë te dispeçerët.
Në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka treguar se vajza që e kishte humbur çantën ka shkuar duke qarë për ta kërkuar çantën me të holla.