Komuna e Prishtinës ka blerë pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në vlerë prej mbi 283 mijë euro. Dorëzimin e tyre e bërën kreu i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Me blerjen e këtyre pajisjeve, kryetari Rama tha se do të ofrohen shërbime më të mira për pacientët.
Me këto para janë blerë; 200 Tensionmetra, 5 Ultrazëra për përdorim gjeneral, 11 Tavolina multifunksionale, 2 Numërues hematologjik, 2 Analizues biokimik me sistem të hapur, 10 EKG- elektrodiagram, 70 copë glikometër, 10 Turbina stomatologjike, 120 Pulksosimetra për tavolina, 50 Otokop/Oftalmoskop, 230 Stetoskopë, 10 Kundërkënde stomatologjike, 4 Pajisje elektronike për kompresion të gjoksit 3 tek RKP.