Është arrestuar edhe personi i dytë për plagosjen e 13 qershorit në Pejë.
Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
“Më datë 13 qershor 2023 rreth orës 23:10, Policia është informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri.Njёri nga personat e dyshuar ёshtё arrestuar nga njësitet Policore, ndёrsa i dyshuari tjetёr ndodhet nё arrati”.
“Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e policisë.