Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Niko Konakovic ka publikuar pamje nga takimi që ka patur me zëvëndëskryeministren e Qeverisë së Kosocës, Emilia Redzepi.
Konakovic ka treguar edhe temat e diskutimit në këtë takim.
“Bisedë e këndshme dhe shumë e dobishme me të nderuaren Emilija Redžepi.
Situata në Ballkanin Perëndimor, zbatimi i Procesit të Berlinit, pozicioni i boshnjakëve në rajon dhe disa tema të tjera të rëndësishme ishin temë diskutimi” thuhet në njoftimin e Konakovic./Indeksonline/