-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet sërish konkursi për shoferë të autobusëve në Prishtinë

Inspektorati i Punës e ka anuluar sërish konkursin për punësimin e 53 shoferëve të autobusëve të “Trafikut Urban në Prishtinë”. Ky institucion edhe pas ankesave nga ana e “Trafikut Urban”, në shkallën e dytë e ka hedhur poshtë si dhe e ka detyruar këtë të fundit që ta anulojë konkursin e shpallur më 24 shkurt përmes së cilit synohej punësimi i rreth 80 shoferëve të autobusit.

Këtë vendim Inspektorati i Punës e ka marrë pas ankesave të anëtarëve të bordit  Avdi Feri, Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”, si dhe nga anëtarët e këtij bordi, Fëllënza Pula dhe  Bashkim Ibrahimi. Në kërkesën e tyre Feri, Pula e Ibrahimi kanë thënë se në këtë konkurs ka pasur shkelje meqë “nuk ka pasur shqyrtim të konkursit nga ana e organit kompetent, konkretisht Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes”.

Po ashtu, në ankesën e tyre ata kanë përmendur se në këtë proces ka pasur shkelje për shkak se personi që ka shpallur konkursin ka qenë shkarkuar më herët nga detyra.
E ndërkohë Inspektorati i Punës ka gjetur se me rastin e shpalljes së Konkursit Publik për Punësim në këtë ndërmarrje Publike Komunale “Trafiku Urban” të datës 24.2.207 për pozitat e punës 80 vozitës, ka pasur shkelje ligjore sepse me rastin e shpalljes publike të konkursit nuk ka pasur shqyrtim nga ana e organit kompetent, saktësisht nga ana e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes.

Ka pasur shkelje pasi që bordi i Drejtorëve me datë 13.02.2017, ka shkarkuar nga pozita e punës kryeshefin Eksekutiv Hali Musta dhe në vend të tij e ka emëruar si ushtrues detyre Hafir Hamitin.

“Në rast se konkursi është shpallur  nga Kryeshefi Ekzekutiv  i shkarkuar nga pozita e punës me vendim të  Bordit të Drejtorëve atëherë konkursi në fjalë të anulohet”, thuhet në vendimin e Inspektoratit.

Kjo është hera e dytë që Inspektorati ka anuluar konkursin për shoferët e autobusëve.
Në muajin shkurt, Inspektorati kishte anuluar konkursin meqë kishte gjetur se ë drejtori i “Trafikut Urban”, Halil Mustafa ka shpallur konkurs pa u koordinuar me Bordin e Ndërmarrjes dhe pa respektuar afati ligjor, ka bërë që Inspektorati i Punës ta anulojë konkursin. Edhe në atë rast ankesa kishte ardhur nga anëtarët e Bordit të Trafikut Urban.

Punësimi i dhjetëra shoferëve të autobusëve në Trafikun Urban është shtyrë sërish pasi që Inspektorati i Punës për herë të dytë ka gjetur parregullsi në konkursin e shpallur për këtë qëllim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img