-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Engel: Kundërshtimi i SHBA-ve për formimin e ushtrisë është absurd, kjo të ndryshojë shpejt

Anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, Eliot Engel gjatë një takimi të këtij komiteti ka folur për politikën amerikane karshi Kosovës.

Gjatë fjalës së tij kongresmeni Engel ka folur edhe për procesin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ku ka theksuar se SHBA-të aktualisht janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës duke e quajtur këtë qëndrim absurd.

“Ne bëmë të qartë se nuk e mbështesim krijimin e Ushtrisë së Kosovës në këtë kohë. Kjo është absolutisht absurde dhe është një qëndrim qe ne duhet ta ndryshojmë shpejt”, tha Engel.

Ai më tej shprehu mendimin e tij karshi formimit të Ushtrisë, duke thënë se është e drejtë sovrane që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, transmeton Telegrafi.

“Kjo mund t’ju duket e papritur zoti Kryetar, por nëntë vjet me radhë, si një vend i lirë dhe i pavarur, Kosova ende nuk ka ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane, mirëpo ky është komb-shtet pa ushtri. Kosova ka një Forcë të Sigurisë të armatosur lehtë, derisa ushtria ruse po e pajisë vendin e saj fqinj”, ka thënë Engel.

Kongresmeni amerikan më tej ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, ashtu siç është tani Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

“Ajo do të jetë në partneritet me vendet perëndimore dhe NATO-n në ndjekje të stabilitetit më të madh rajonal dhe ndërkombëtar”, u shpreh Engel, duke theksuar se Ushtria e Kosovës do jetë mbrojtëse e jo kërcënuese për fqinjët e Kosovës.

Engel më pas ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë me mbështetjen e plotë nga rusët.

“Ajo është duke marrë tanke të tipit T-72 tankeve, luftarake MIG-29 dhe sistemet ajrore raketore S-300 “, theksoi Engel.

Kongresmeni shoti se marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën janë të forta dhe se e ardhmja është e ndritshme.

“Unë do të ju thosha popullit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë dhe do të qëndrojmë gjithmonë me ju”, u shpreh Engel, duke dërguar edhe një mesazh për Serbinë ku e porosit që t’i ndalë lëvizjet e saj kundër Kosovës./Telegrafi/

Fjalimin e plotë të Eliot Engel mund ta lexoni këtu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img