2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinojnë ardhjen e Ivica Daçiqit në Rusi

“Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq në Rusi pas ndërprerjes së vizitës së delegacionit rus në Serbi në vitin 2022”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë online.

Perëndimi, tha Lavrov, e pengoi mbërritjen e tij në Beograd më herët duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë të mos lejojnë fluturimin e aeroplanit rus. “Ne ramë dakord me Ivica Daçiqin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa afate specifike”.

Lavrov nuk përjashtoi që fjalët e tij mund të shkaktojnë “një kërkesë tjetër arrogante nga perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse”. “Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi ministri rus, transmeton TASS.

Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme ka theksuar se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë janë të rregullta.

“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq, si dhe ministrave në Qeverinë e Serbisë për faktin se ata janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Ato kontakte janë shumë të dobishme, përveç kësaj ne kemi gjithmonë mundësinë që të komunikojmë me telefon dhe jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiqit”, tha Lavrov.

Sipas Lavrov, Rusia shpreh solidaritetin me popullin serb në respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe parimeve të dakorduara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të miratuara nga OKB-ja. “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin serb në qëndrimin e tij për respektimin e Rezolutës 1244, respektimin e të gjitha parimeve të dakorduara nga bashkësia ndërkombëtare dhe të miratuara nga OKB,” tha ai.

Vizita e Lavrov në Beograd ishte planifikuar për 6-7. Qershor 2022, por dështoi për faktin se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus. Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse vlerësoi se vendimi i vendeve evropiane për të mos lejuar kalimin e avionit të tij ishte “i paprecedentë dhe i paimagjinueshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img