Patrick Vieira është emëruar trajner te Strasbourg.
Klubi francez njoftoi zyrtarisht këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me ish-reprezentuesin e Francës.
Vieira me Strasbourgun ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Për 47-vjeçarin është ky një rikthim në Ligue 1. Ai nga korriku i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2020 kishte udhëhequr Nice.
Patrick Vieira në dy sezonet e fundit ishte trajner i Crystal Palace.
Legjenda franceze më herët ka drejtuar edhe skuadrën nga MLS, New York City.