1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kurti s’është burrë, kur të nisë një ofensivë në Ukrainë, ai do ta nisë një në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “nuk është burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”. Për ta argumentuar këtë, ai ka përmendur deklaratën e para 5 vjetëve të Kurtit se “na ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”.

“Çfarë njeriu duhet të jesh që të thuash diçka të tillë… Kur e dëgjon, e ke të qartë se nuk ka as bisedë, as normalitet, as nder”, tha Vuçiq.

“Unë jetoj për fabrikat, përparimin e ekonomisë serbe, e Kurti që të jetë Enver Hoxha i ri, fiksimi i tij i vetëm është t’i dëbojë serbët nga vatra. Ky është student i Adem Demaçit, një njeri që ndërsa Tito kujdesej për çdo shqiptar, i kaloi 18 vjet në burg… Kurti është student i tij”, tha ai në një intervistë në TV Prva.

Më vonë e ndërroi pak, duke përsëritur atë që e kishte thënë disa herë, se “Kurti dëshiron të jetë Zelensky”. Ai parashikoi një ofensivë në Ukrainë “me viktima të mëdha” dhe këtë e lidhi me zhvillimet që priten në Kosovë.

“Dhe, kur të fillojë, do të shihni një ofensivë shtesë të Kurtit në Kosovë, prandaj po iu kërkoj njerëzve që të kenë kujdes dhe të strehohen për një kohë. Njeriu nuk është vetvetja dhe kam frikë se terrori do të bëhet edhe më i keq dhe më i egër”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img