1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sfida e ri-integrimit: Gruaja e kthyer nga ISIS-i thotë se në Kosovë nuk arrin të socializohet, preferon…

Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet.

Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Një grua tashmë 16 vjeçare ka treguar për Radio Evropa e Lirë  rrugëtimin e saj për në Siri, kushtet që ishin atje.

“Kam qenë vetëm 14 vjeçe. Ka qenë data 23 nëntor, viti 2015. Arsyeja që kam shkuar ka qenë më shumë për shkak të të fejuarit tim. Në fillim ishte mirë, ishin të gjitha kushtet për jetesë. Pastaj mbrapa u keqësua gjendja edhe kisha vështirësi shumë sidomos për ushqim dhe pije. Nuk kishim të drejtë as me shku me marrë ujë me pi. Kishim frikë se na vrasin”, tha ajo.

Kjo grua që nuk dëshiron që t’i zbulohet identiteti thotë se është penduar që ka shkuar në Siri. Megjithatë, thotë se risocializimi në Kosovë është shumë i vështirë dhe se do të preferonte që pas kthimit nga Siria të shkonte në ndonjë vend tjetër me shumicë myslimane.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img