Më 15 korrik (e shtunë) bëhet hapja e diskotekës më të madhe dhe më ekskluzive në Kosovë, Sancy Club.
Ashtu siç nuk është parë më herët ky klub do t’u ofrojë klientëve një rehati dhe një atmosferë të paharrueshme me artistët më të mëdhenj të estradës shqiptare.
E në natën e parë pritet të performojnë yjet si: Shkurte Gashi, Era Istrefi, Butrint Imeri dhe Don Xhoni.
Me potencialin e madh të këtyre nuk ka dyshim se do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme.
Veç këngëtarëve, Sancy Club ka realizuar një vend fantastic shumëngjyrësh dhe me përplot elemente të bukura.
Pjesë e panelit të pijeve në këtë diskotekë është edhe birra “Lasko”, e njohur tashmë si “Baba k’tu” e shumë ndejave dhe organizimeve të ndryshme muzikore.