-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I mituri në Fushë Kosovë deklaron rrejshëm se u sulmua dhe u grabit, Policia e zë në rrenë

Qytetarët që lajmërojnë rrejshëm në Polici për çfarëdo rasti rrezikojnë të futen në sherr me ligjin dhe të dënohen edhe me burgim. Raste të tilla nuk janë të rralla.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një i mitur është paraqitur në stacion policor, duke pretenduar se ka qenë cak i një grabitjeje me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i mituri ka deklaruar se është sulmuar me thikë në kokë nga një person dhe si pasojë e kësaj për rreth 2 orë ka qëndruar pa vetëdije.

I njëjti ka pohuar se i janë vjedhur edhe 50 euro që kishte me vete.

Por e gjithë kjo u zbulua se ishte inskenim i të miturit, pasi që pas veprimeve hetimore është zbuluar se në një mosmarrëveshje gjatë një ahengu familjar, ai është sulmuar fizikisht nga një person i njohur për të.

I dyshuari është intervistuar në stacion policor lidhur me rastin dhe më pas ka pranuar se ka sumuar të miturin, e po ashtu edhe i mituri më pas ka pranuar se ka gënjyer për vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe për grabitjen.

Ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj të miturit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa ndaj viktimës ‘Deklarim i rrejshëm’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img