Një stuhi e fortë e ka përfshirë Prishtinën, ku ka shkaktuar edhe pasoja.
Në lagjen “Bregu i Diellit”, ka rënë një pjesë e një pullazi mbi parking, ku sipas pamjeve të Klankosova.tv, shihet se ka dëmtuar disa vetura.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, teksa nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.