13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Zeqiri: Shifrat ekonomike e dematojnë në tërësi qeverinë Kurti

Në emisionin EURO n7 me Menduh Abazin është analizuar hulumtimi për rrjedhjen 15 vjeçare të ekonomisë së vendit. Profesori universitar, Nazmi Zeqiri, duke analizuar lëvizjet ekonomike të vendit ka konkluduar se rritja ekonomike prej përafërisht në 15 vitet e kaluara nuk është e mjaftueshme ose shumë larg pritjeve qytetare për një ekonomi të qëndrushme.

Nazmi Zeqiri, profesor universitar ka thënë se duke parë të dhënat e nxjerrura nga ky hulutim rritja ekonomike prej pavarësisë e këndej ka qenë stihike jo që ka ardhur si rrjedhoj e politikave fiskale apo tërheqjes së investitorëve të huaj.


Sipas tij rritje ekonomike në dy vitet e fundit që nuk e arrinë as shifrën 4% është bërë kryesisht për shkak të masave të qeverisë aktuale për shkak të pandemisë COVID 19 dhe jo se kjo qeveri ka pasur aktivitet të shtuar ekonomik, përkundrazi kjo qeveri ka qenë qeveria më dëmbele.

“Mbyllja e vitit 2022 me një rritje ekonomike më të vogël se 4% tregon shumë dhe kjo nuk garanton rritje të qëndrushme ekonomike. Të dhënat tregojnë se kjo rritje ekonomike ka ardhur kryesisht nga konsumi dhe kjo për shkak të aktiviteve ekonomike të qeverisë dhe kjo nuk garantom as rritje te mirqënies së qytetarëve e as qëndrueshmeri ekonomike. Se kjo qeveri nuk e ka fokusin në ekonomi tregojnë edhe shifrat e shpenzimeve qeveritare të vitit 2019 krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2019 shpenzimet për çështje ekonomike kanë qenë 18.8%, ndërsa në vitin 2022 kanë qenë 13.9 % çka tregon kjo qeveri nuk e ka aspak prioritet zhvillimin ekonimik”, ka thënë profesor Zeqiri.


Në bazë të dhënave të hulumtimit shpenzimet qeveritare në 2022 krahasuar me 2019 kanë rënë edhe në fushën e arsimit, nga 15% sa ishin në 2019 në 13% në 2022, pastaj në shëndetësi nga 2019 ishin 10.3% ndërsa në 2022 në 9.1%, çka tregon se qeveria aktuale nuk ka përcjellur trendin e rritjes së viteve të kaluara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img