13.4 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka qëndruar në Prizrenin historik.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i ekzkeutivit ka deklaruar se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, dhe në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë.


“… po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Çdo cep i Prizrenit është përplot histori e trashëgimi!

Vizitën në këtë qytet e nisëm në Këshillin e Bashkësisë Islame, ku i shprehëm urimet për festën e Bajramit.

Vazhduam me vizitat në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, aty ku mozaiku i pasur e i shumëllojshëm kulturor plotësohet me harmoninë e përkryer ndërmjet krijimtarisë artistike të dorës së njeriut, bukurive natyrore dhe traditës shpirtërore.

Nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike, ku pasqyrohet lashtësia mijëravjeçare e qytetit, në Hamamin shumëshekullor i cili është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit. Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë.

Përmes programit qeverisës kemi zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi ynë i radhës.

Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img