-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Klubi i Biznesit Frankofon do t’i rris shkëmbimet tregtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në hapjen e Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë.

I pari i shtetit  ka thënë se hapja e këtij klubi e bën Kosovën pjesë të Frankofonisë dhe i gëzohemi mundësive që të thellojmë bashkëpunimin në të gjithë sektorët me vendet anëtare të këtij forumi të rëndësishëm botëror.

“Është shumë e nevojshme që bota të mësojë për potencialet e Kosovës, por edhe që afaristët kosovarë të përfitojnë nga përvojat dhe mundësitë që ofron bota sot. Klubi që po themeloni sot, përbën një forum të tillë në të cilin shkëmbehen përvoja, shkëmbehen informata, por edhe lidhen partneritete dhe marrëdhënie bashkëpunimi”, ka thënë ai

Si në çdo shtet në zhvillim, kreu i shtetit kosovar ka thënë se këto vite është investuar shumë në infrastrukturën teknike dhe ligjore, duke krijuar lehtësira për investitorët potencialë dhe duke ndikuar në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm të të bërit biznes.

Duke pasur parasysh se qëllimi kryesor i shteteve frankofone është një zhvillim i qëndrueshëm që mbështetë zhvillimin e qeverisjes efikase, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e kapaciteteve, bashkëpunimin në mes shteteve, Thaçi ka shprehur besimin se bizneset e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës do të përfitojnë shumë në çdo aspekt nga kjo iniciativë.

“Ky klub do të mundësojë që Kosova të promovojë vlerat ekonomike të vendit dhe mundësitë për investime edhe në shtetet më të largëta të aleancës së shteteve frankofone”, ka deklaruar ai.

Numri një i Kosovës ka thënë mes tjerash se ekonomia e Kosovës po shënon rritje të vazhdueshme, përkundër sfidave të shkaktuara nga kriza financiare, e cila ka goditur globin qysh në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Investime Strategjike, i cili do t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës që të hyjë në diskutime të drejtpërdrejta me investitorët potencialë në resurset dhe projektet me rëndësi strategjike kombëtare për Kosovën.

Pjesëmarrës në hapjen e Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë ishte si nikoqir edhe ambasadori francez,  Didier Chabert, kryeparlamentari KadriVeseli, kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësues të odave ekonomike dhe të komunitetit të biznesit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img