-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Leksionet për Evropën humbje kohe, Kosova mund të gëlltis diçka më të rëndë

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se Kosova është duke humbur kohë duke mos e pranuar planin franko-gjerman , për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai tha se çdo mundësi për t’u ulur në tryezë përballë Serbisë, është avantazh për të.


“Çdo mundësi, hapësire, kusht që krijohet për t’u ulur në tryezë është avantazh për Kosovën. Çdo rast që i jepet kryeministrit të Kosovës, autoriteteve të Kosovës për ta pasur përballë Serbinë dhe që janë të garantuar krahë për krahë nga bashkësia euro-atlantike është oportuniteti që nuk duhet lëshuar”, tha ai në një intervistë për “Euronews Albania”.

Madje, Rama paralajmëroi se Kosova mund të gëlltisë diçka të rëndë në rast se vazhdon kështu.


“Çdo orë që kalon, çdo ditë që kalon duke ardhur vërdallë, duke i bërë leksione Evropës dhe duke treguar se si Kosova po i mbron vlerat që Evropa medemek na i ka harruar kur e sheh Kosovën është kohë e humbur që mund të çoj në tretjen si kripa në det, të gjithë vullnetit të bashkësisë euro-atlantike, në tretjen e të gjitha atyre pikave aq të mira për Kosovën që ka plani franko-gjerman dhe nesër mund të ndodh që Kosova të gëlltisë diçka të rëndë”, deklaroi ai.

Lidhur me propozimin e tij për t’u mbajtur një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Rama tha se nuk është shpikje.

E për kundërshtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për këtë konferencë, Rama tha se Kurtin nuk kuptohen pavarësisht se kanë qëllime të njëjta.

“Konferenca është një ide, e nuk është as një shpikje e asnjë gjë e pa ndodhur, por është një gjë mendoj se krijon kontekstin e duhur për ta rrëmbyer fitoren në tavolinë. Albin Kurti dhe unë kemi të njëjtin qëllim. 100% të njëjtin qëllim. Ajo që ne nuk arrijmë dot të kuptohemi është ajo me të cilën Albini nuk po arrin të kuptohet me askënd përveç se me veten e vet dhe me disa rreth e rrotull që flasin thjesht ato që u thotë ai se duhet thënë, është se si duhet ta arrijmë qëllimin dhe ta kthejmë gjithë këtë përpjekje kaq shumë vjeçare për ta sjellë Serbinë në këtë pikë në një fitore përfundimtare si politike ashtu edhe diplomatike”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img