Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Provoli të Kaçanikut.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar, përcjell Klankosova.tv.
“Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 4 femra kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.