Kosova është lënë jashtë programit 7.5 miliardë euro të financuar nga BE-ja, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”.
“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së”, ka shkruar ai, në një postim në “Facebook”.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian