Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.
IHK njofton se kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe të dielën e diel.
Reshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius., ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.