Franca miratoi një projektligj që kërkon që fëmijët nën moshën 15 vjeç të marrin pëlqimin e prindërve për të përdorur platformat e mediave sociale.
Anadoly Agency raporton se projektligji kaloi njëzëri në Senat.
Platformat e mediave sociale do të duhet të përdorin një sistem për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe nëse të miturit kanë leje nga prindërit e tyre.
Platformat që nuk respektojnë rregullat mund të gjobiten deri në 1 për qind të xhiros së tyre në mbarë botën.
Prindërit do të jenë në gjendje të kërkojnë nga platformat e mediave sociale të pezullojnë llogaritë e fëmijëve të tyre.
Ligji duhet të botohet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.