-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër shtetit tonë, ndëshkimi do të prekë secilin qytetar

Kryetarja e Forumit te Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të qeverisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Lushaku-Sadriu shtoi se masat ndëshkuese që po merren karshi Kosovës janë dëshmi e veprimeve jo të duhura të kryeministrit Albin Kurti.

“Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.

Ky është postimi i plotë i saj:

Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë!

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej.

Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit.

Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë!

Ky është kthim i rrezikshëm U i rrugës së ardhmërisë së shtetit tonë.

Kjo është humbja më e madhe që ka njohur shteti i Kosovës!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img